TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2026, 10:39

Çmenduri para ndeshjes Bosnje - Itali, ballkonet e shtëpive pranë stadiumit jepen me qira

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduri para ndeshjes Bosnje - Itali, ballkonet e shtëpive
Ballkonet e shtëpive pranë stadiumit jepen me qira për ndeshjen

Interesi por edhe çmenduritë për finalen e play-off-it të Kupës së Botës mes Bosnje Hercegovinës dhe Italisë ka arritur kulmin, duke krijuar një situatë të pazakontë në qytetin e Zenicas.

Sfida vendimtare do të zhvillohet më 31 mars në orën 20:45 në stadiumin 'Bilino Polje', i cili ka një kapacitet prej rreth 15.600 spektatorësh.

Të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord, ndërsa kërkesa për të ndjekur këtë përballje mbetet jashtëzakonisht e lartë.

Përballë kësaj situate, banorët që jetojnë pranë stadiumit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përfituar, teksa kanë nisur të japin me qira ballkonet e shtëpive të tyre, duke i kthyer në “tribuna të improvizuara”.

Sipas raportimeve, çmimet për një vend në këto ballkone arrijnë deri në 500 euro, një shifër e lartë që tregon etjen e tifozëve për të qenë sa më pranë një ndeshjeje kaq vendimtare.

Çmenduri para ndeshjes bosnje - itali

Lini një Përgjigje