Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit mes ekipeve Teuta dhe Besëlidhja.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave. Në vijim, situata është përshkallëzuar me përfshirjen e stafeve teknike dhe lojtarëve nga stolat, duke kaluar në përplasje fizike.
Burimet bëjnë me dije se tensionet kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe disa tifozë të pranishëm në sallë. Dinamika e plotë e përplasjes mbetet ende e paqartë.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policisë së Durrësit, të cilat kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave. Sipas burimeve, mes të shoqëruarve ka lojtarë nga të dyja ekipet, si dhe tifozë që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.
Lini një Përgjigje