TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2026, 11:41

Foda para finales me Turqinë: Shanset janë të barabarta, Kosova gati për çdo skenar

Shkruar nga Pamfleti

Foda para finales me Turqinë: Shanset janë të barabarta, Kosova

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka folur në prag të përballjes finale ndaj Turqisë, ku “Dardanët” synojnë sigurimin e një vendi në Botërorin 2026.

Ai e cilësoi këtë sfidë si një moment shumë të rëndësishëm për ekipin dhe vendin, duke theksuar se balanca mes dy skuadrave është e barabartë.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”, tha ai.

Foda shtoi se skuadra e tij ka analizuar në detaje kundërshtarin dhe është e përgatitur për çdo situatë që mund të sjellë ndeshja, përfshirë edhe kohën shtesë apo penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.

90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”, u shpreh trajneri.

Në konferencë ishte i pranishëm edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh se e konsideron privilegj të madh rolin e kapitenit në këtë përballje historike.

“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, tha ai.

Lini një Përgjigje