TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2026, 14:50

Fisnik Asllani vs Arda Guler; FIFA përzgjedh betejën kryesore të ndeshjes Kosovë – Turqi

Shkruar nga Pamfleti
Fisnik Asllani vs Arda Guler; FIFA përzgjedh betejën kryesore të
Fisnik Asllani dhe Arda Guler

Faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ka paraqitur betejat kryesore individuale të finaleve të play off evropian për Kupën e Botës 2026.

FIFA si duel kryesor të ndeshjes Kosovë – Turqi e ka përzgjedhur atë mes Fisnik Asllanit dhe Arda Guler.

“Asllani ishte në zemër të paraqitjes së shkëlqyer të Kosovës në pjesën e dytë të gjysmëfinales kundër Sllovakisë. Me ekipin e tij duke humbur 2:1 pas pjesës së parë, sulmuesi i Hoffenheimit barazoi rezultatin me një gjuajtje të jashtëzakonshme me kokë. Dhe ai moment ndryshoi rrjedhën e lojës”, ka shkruar FIFA.

“Kosova fitoi 4:3 dhe është vetëm një ndeshje larg një paraqitjeje historike në Kupën e Botës. Në rrugën e saj qëndron ekipi turk, që gjithashtu krenohet me talent individual mbresëlënës”, vazhdon shkrimi i FIFA-s.

Turqia në gjysmëfinale e eliminoi Rumaninë, ndaj të cilës fitoi 1:0. Ylli i Real Madridit, Arda Guler e bëri asistimin.

“Ylli i Real Madridit, Guler, shfaqi cilësinë e tij teknike me një pasim që kaloi përmes mbrojtjes rumune. Ishte asistim për Ferdi Kadioglu në fitoren ndaj Rumanisë. Finalja e plejofit do të jetë padyshim ndeshja më e madhe në karrierën në lulëzim të 21-vjeçarit. A do të ofrojë ai një tjetër moment vendimtar?”, ka pyetur FIFA.

Ndeshja mes Kosovës e Turqisë zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Për ndeshjen Bosnjë-Hercegovina – Italia, FIFA ka përzgjedhur duelin Edin Xheko – Sandro Tonali.

Viktor Gyokeres – Robert Lewandowski është beteja kryesore individuale në ndeshjen Suedi – Poloni.

Ladislav Krejci – Mikkel Damsgaard është dueli vendimtar në takimin Çeki – Danimarkë.

Edhe këto tri finale të plejofit janë të martën prej orës 20:45.

Fisnik Asllani së shpejti mund të jetë rival i Gulerit edhe në nivel klubesh. Pas shkëlqimit te Kosova dhe Hoffenheimi, sulmuesi “dardan” është në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane. 

Barcelona ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit. Një lëvizje e tij te një skuadër e madhe evropiane pritet në verë. Me një tjetër gol në finalen ndaj Turqisë, Asllani do ta rriste vlerën edhe më shumë.

fisnik asllanit dhe arda guler fifa

Lini një Përgjigje