
Në konferencënn për shtyp para ndeshjes miqësore me Ukrainën, mbrojtësi Berat Gjimshiti deklaroi se skuadra sheh përpara për rezultate pozitive, por theksoi se ajo humbje përballë Polonisë e prishi atë punën e ngritur gjatë ktëyre 3 viteve të fundit.
Ai shtoi më tej se ndeshja ndaj Ukrainës do të shihet si një mundësi për të kaluar atë rezultat negativ ndaj Polonisë.
Pjesë nga konferenca:
-Si do e vlerësoje rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit?
Berat Gjimshiti: Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejt, mendohet vetëm e tashmja dhe është humbja me Poloninë, që e prish pak bukurinë të asaj që kemi bërë në 2-3 vitet e fundit. Jo vetëm të kualifikimit. Prapë jemi pozitivë. Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por duhet ta ndryshojmë dhe ta kthejmë në forcë dhe me pozitivitet, për të ardhmen e kombëtares shqiptare.
-Si e shikon Ukrainën?
Berat Gjimshiti: Është skuadër e fortë në këto nivele si ne, Polonia apo Suedia që ishte në “Final Four” si thuhet për biletën e fundit në Botëror. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar.
Si është gjendja e ekipit?
Berat Gjimshiti: Të mërzitur, por sa më shumë kohë kalon duhet ta kthejmë në forcë. Duhet të mendojmë vetëm për të marrë nesër diçka pozitive.
Malinovski?
Berat Gjimshiti: Vlerësimi është shumë lart, kemi kaluar disa vite shumë pozitive tek Atalanta. E vlerësoj si lojtar dhe si djal akoma më shumë. Besoj dhe tek Ukraina është lojtar kyç. Gjëja më e fortë e Malinovskit është gjuajtja nga distanca. Duhet me qenë afër në mbrojtje dhe mos ta lejojmë të godasë portën, shpesh e ka gjuajtje të jashtëzakonshme dhe shumë të fortë”.
Lini një Përgjigje