TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2026, 17:27

“Ndeshja me Ukrainën e rëndësishme”, Silvinjo: Polonia duhet lënë pas, të fokusohemi për të dhënë maksimumin!

Shkruar nga Pamfleti

“Ndeshja me Ukrainën e rëndësishme”, Silvinjo:

Trajneri i kombëtares, Silvinjo në konferencënn për shtyp para ndeshjes miqësore me Ukrainën, ka deklaruar se i pret një sfidë e vështirë nesër. Ai theksoi se ndeshja me Polonin duhet lënë pas dhe duhet parë përpara.

Kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë për ekipin kombëtar. Kemi luajtur në fazën “play off”, ku ishte ndeshja më e rëndësishme në histori. Kur humbet, mendon se gjithçka ka shkuar keq, por nuk është ashtu. Ne kemi nesër ndeshje shumë të rëndësishme. Ukraina është skuadër e mirë. Janë 90 minuta për tu luajtur për rezultat të mirë”, tha ai.

Duke u fokusuar më shumë te ndeshja me Ukrainën, Silvinjo tha se nuk e shikon atë si një miqësore, por si një mundësi të mirë për lojtarët dhe punën në grup. Ai theksoi se nuk do të bëjë shumë ndryshime në ndeshjen e nesërme, por vetëm 2 ose 3 të tilla.

Është e vështirë të përgatisësh një ndeshje pas rezultatit të ndeshjes së parë. Kjo është e njëjtë për të dyja ekipet. Unë nuk besoj në ndeshje miqësore. Kur futemi në fushë, përqendrohemi të japim maksimumin. Nuk besoj që mund të bëhen 6-7-8 apo më shumë ndryshime. E shikoj si mundësi për lojtarët, por edhe për punë në grup. Duhet organizuar skuadra. Mund të kemi 2 apo 3 ndryshime nga ndeshja e parë”, shtoi ai. 

silvinjo kombëtarja ukraina

Lini një Përgjigje