TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2025, 22:18

“S’na largoni dot, FSHF mafia”, TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli nuk është biznes

Shkruar nga Pamfleti

“S’na largoni dot, FSHF mafia”, TKZ mesazh Dukës nga

Në fillim të ndeshjes Angli-Shqipëri në “Wembley” Tifozat Kuq e Zi të Kombëtares i kanë dërguar një sinjal të fortë kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Futbolli nuk është biznes, është pasion. 21 vite prezent, nuk na largon dot, FSHF mafia”, shkruhet në banderolën shpalosur në tribunë.

Kujtojmë se mes TKZ dhe FSHF-së ka një përplasje të hapur pasi institucioni i futbollit vendosi që mos ketë bileta të dedikuara për grupimin e Kombëtares, por të gjitha të dalin në shitje online.

Përplasja thuhet se ka lindur pas kundërshtimit të TKZ-së për organizimin e Europianit të moshave U-21 me Serbinë diçka që FSHF e ka quajtur të patolerueshme.

Mrekulli e dyfishtë para portës kuqezi në minutën e 40. Një gjuajtje me kokë e Bellingam u ndal nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndali gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur.

 

tkz armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje