TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2025, 21:33

Përfundon pjesa e parë/ Anglia dominon Shqipërinë, 1 gol dhe 2 traversa në 45 minuta (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Anglia dominon Shqipërinë, 1 gol dhe

Shqipëria e ka mbyllur në disavantazh 0-1 pjesën e parë përballë Anglisë në “Wembley”.Vendasit kontrolluan plotësisht lojën duke pasur kontrollin e topin pothuajse në të gjithë 45 minutëshin e këtij takimi.

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Angli-Shqipëri e luajtur në “Wembley”. Fati i këtij 45 minutëshi u vendos nga goli i debutuesit Luis Skelli në minutën e 19. Asani pa t’i ikte pas shpinës futbollisti anglez, i cili nuk gaboi para Strakoshës duke i kaluar topin mes këmbëve.

Ljuis-Skelli është zyrtarisht lojtari më i ri, që shënon në debutim me Anglinë. Mbrojtësi i Arsenalit, që ka 18 vite dhe 176 mbi supe, kalon Markus Rashford.


Rashford e mbante rekordin me 18 vite dhe 209 ditë, në një ndeshje kundër Australisë. Ndaj këtyre të fundit, shënonte në vitin 2016.

Në minutën e 27, kuqezinjtë dhanë sinjalet e para. Laçi doli nga e djathta, por pasimi i tij u devijua nga Bërn i cili dërgoi topin në traversën e portës së Pikford e më pas vetë mbrojtësi largoi topin në fundore.

Mrekulli e dyfishtë para portës kuqezi në minutën e 40. Një gjuajtje me kokë e Bellingam u ndal nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndali gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur.


Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi.

anglia shqipëri kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje