
Kombëtarja shqiptare ka shkelur tashmë në tapetin e stadiumit “Wembley”. Sapo kuqezinjtë dolën nga dhomat e zhveshjes, u dëgjuan brohorima nga tifozët shqiptarë.
Biletat e gjithë stadiumit janë shitur, ndërsa priten rreth 20 mijë tifozë shqiptarë. Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.
Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të kërkojnë të thyejnë një tabu. Kujtojmë se Shqipëria numëron vetëm humbje nga përballjet e mëparshme me “Tre Luanët”.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. Silvinjo dhe Tuhel kanë shuar dilemat, për takimin që do të luhet me stadiumin “Wembley” të mbushur plot.
Trajneri Silvinjo i ka besuar ashtu siç pritej Ajetit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar Ismajlin e Kumbullën, të cilët janë të gatshëm në stol, me Alijin e Balliun nga krahët.
Ndërkohë në sulm reshtohet nga minuta e parë në qendër Uzuni, i cili ka fituar balotazhin me Manajn.
Lini një Përgjigje