TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2025, 19:00

Beshiktashi përgënjeshtron shitjen e Ernest Muçit: Mashtrime dhe manipulime, mos u besoni!

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi përgënjeshtron shitjen e Ernest Muçit: Mashtrime

Ernest Muçi nuk do të largohet nga Beshiktashi. Kohët e fundit ka patur shumë spekulime që e lidhin me disa prej skuadrave më me emër në Europë, por në Turqi nuk kanë plane të tilla.

Mesfushori ka tërhequr një vëmendje të madhe më merkato, por destinacioni i tij nuk pritet të ndryshojë. Klubi turk ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke njoftuar tifozët që të mos besojnë lajmet e mediave.

E kemi thënë edhe më parë, asnjë prej lojtarëve tanë nuk është larguar nga ekipi.

Lajmet që lexoni në media janë mashtrime dhe manipulime. U kërkojmë tifozëve të mos i besojnë informacioneve të tilla, të cilat janë krejtësisht të rreme”.

ernest muçi mesfushori i kombëtares shqiptare beshiktash

Lini një Përgjigje