
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Anglinë, sonte në orën 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në rrugët pranë stadiumit “Wembley” kanë filluar lëvizjet e shumta. Situata pranë hotelit të Kombëtares nuk është e njëjtë.
Gjithçka paraqitet e qetë, ndërsa “Panorama Sport” sjell pamje disa orë para fillimit të ndeshjes.
Gjashtë herë janë përballur skuadrat në histori mes tyre, në të gjitha rastet për kualifikueset e Kupës së Botës. Në secilin rast Anglia ka fituar, teksa Shqipëria edhe këtë herë kërkon të bëjë surprizën, qoftë edhe me një barazim. 19 gola ka shënuar Anglia në portën tonë, kundrejt vetëm një të kuqezinjve, në 28 marsin e largët 2001, realizuar nga Altin Rraklli në "Qemal Stafa".
Dueli i fundit daton më 12 nëntor 2021, kur Anglia na mposhtet po në "Wembley" me shifrat 5-0. Kejn me tre gola, Henderson dhe Megajër ishin autorët e golave.
Sa i takon renditjes në FIFA edhe ajo flet shumë. "Tre Luanët" mbajnë pozitën e katërt në botë, kundrejt vendit të 65 të tanëve.
Në stadiumin mitik të Londrës kapaciteti i ulëseve është afro 90 mijë, ndërsa kuqezinjtë ia kanë dalë të sigurojnë diku te 20 mijë bileta. Duke qenë se shumë shqiptarë janë rezident në Angli, ata ia kanë dalë të marrin bileta në shumë sektorë të stadiumit, paçka se numri i dedikuar për tifozët e Shqipërisë në këtë ndeshje sipas rregullores do duhet të ishte jo më shumë se 5600.
Lini një Përgjigje