TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2025, 15:39

“Nuk kam ndërmend ta shoh ndeshjen si do fitojmë 5-0”, ish-trajneri anglez fyen kuqezinjtë: Shqipëria kundërshtar kot

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam ndërmend ta shoh ndeshjen si do fitojmë 5-0”,

Tomas Tuhel do të jetë një dështim nëse nuk fiton Kupën e Botës. Ky është mendimi ish-trajnerit të Uest Hemit dhe Totenhemit, Heri Redknap, i cili tha për tabloidin “The Mirror” se gjermani nuk duhet të gjykohet duke luajtur me “dy ekipe të pavlera”, duke iu referuar përballjeve të “Tre luanëve” ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Ish-tekniku i njohur u shpreh se këta dy kundërshtarë nuk janë test force për skuadrën e Tuhel, i cili debuton ndaj kuqezinjve.

Ai duhet të fitojë diçka, për të pasur sukses! Garet na çoi larg! Ai ka një mundësi, ka një skuadër të madhe, grup fantastik lojtarësh! Vështirë ta gjykojmë momentalisht! Përzgjodhi ekipin, luajnë ndaj dy ekipeve të kota, apo jo? Më mirë shikoj serialin “Coronation Street”!

Nuk kam pse ndjek këto sfida! Që të jem i sinqertë! Çfarë fitojmë nëse mundim Letoninë apo dikë tjetër? Ti mposhtim ata 5-0 apo 6-0, çfarë mësojmë për secilin nga lojtarët? Realisht… Kështu që është e vështirë deri sa ne të marrim pjesë në një kompeticion”.

Në historinë e Anglisë, Tuhel është trajneri i tretë i huaj, ndërsa ka si objektiv fitimin e Kupës së Botës 2026.

Ai ka firmosur për 18 muaj me Federatën Angleze, ndërsa paraardhësi i tij, Garet Sauthgejt arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në finalet e Europianit më 2021 dhe 2024.

herri redknap ish-trajneri i anglisë kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje