TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2025, 19:22

Brajan Gruda gjen golin e radhës me Gjermaninë U-21, sulmuesi shqiptar nuk fal brenda zonës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Brajan Gruda gjen golin e radhës me Gjermaninë U-21, sulmuesi shqiptar

Brajan Gruda ka gjetur golin e radhës me Gjermaninë U-21. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi miqësoren që po luhet përballë Sllovakisë U-21.

Gruda shfrytëzoi si duhet asistin në zonë, kur luhej minuta e 34. 20-vjeçari nuk mund të gabonte përballë portierit.

Ky ishte goli i dytë për Grudën me Gjermaninë U-21. Duhet thënë se sulmuesi anësor i Brajtonit ka provuar të gjithë grupmoshat e Gjermanisë.

Tek ekipi i parë, Gruda ka qendruar në stol përgjatë miqësores ndaj Ukrainës në marsin e kaluar.

brajan gruda sulmuesi shqiptar gjermania u-21

Lini një Përgjigje