
Shqipëria do të bëjë pa shërbimet e Elseid Hysaj ndaj Anglisë, për shkak dëmtimi. Mbrojtësi kuqezi ka dhënë mendimin e tij për faqen e UEFA.com, para sfidës kualifikuese të Botërorit ndaj “3 luanëve”.
“Wembley është lloji i stadiumit që lejon një lojtar të përjetojë të gjitha emocionet më të bukura që ekzistojnë. Ne jemi përmirësuar shumë dhe besoj se të gjithë lojtarët tanë e kanë mendjen te Kupa e Botës”, tha Hysaj.
Pjesa e parë mes Anglsië dhe Shqipërisë u mbyll 1-0 në favor të "3 luanëve".
Fati i këtij 45 minutëshi u vendos nga goli i debutuesit Luis Skelli në minutën e 19. Asani pa t’i ikte pas shpinës futbollisti anglez, i cili nuk gaboi para Strakoshës duke i kaluar topin mes këmbëve.
Ljuis-Skelli është zyrtarisht lojtari më i ri, që shënon në debutim me Anglinë. Mbrojtësi i Arsenalit, që ka 18 vite dhe 176 mbi supe, kalon Markus Rashford.
Rashford e mbante rekordin me 18 vite dhe 209 ditë, në një ndeshje kundër Australisë. Ndaj këtyre të fundit, shënonte në vitin 2016.
Në minutën e 27, kuqezinjtë dhanë sinjalet e para. Laçi doli nga e djathta, por pasimi i tij u devijua nga Bërn i cili dërgoi topin në traversën e portës së Pikford e më pas vetë mbrojtësi largoi topin në fundore.
Mrekullia e dyfishtë para portës kuqezi ndodhi në minutën e 40. Një gjuajtje me kokë e Bellingam u ndal nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndali gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur.
Lini një Përgjigje