
Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Granadën në transfertë. Takimi filloi me “malore” për skuadrën e Çavit.Vendasit realizuan gol pas vetëm 17 sekondash. Katalanasit humbën topin, Brajan Zaragoza përfitoi në maksimum, duke mposhtur Ter Shtegen. I njëjti autor, sulmuesi 22- vjeçar mori një top perfekt nga Gumbau, e pas një vallëzimi perfekt në zonë dërgoi shifrat në 2-0.
Goli i Jamal në fundin e pjesës së parë ishte si një shkëndijë shprese për Barcelonën. Për talentin 16-vjeçar ishte gol i rrallë, nga ata që vijnë një herë në jetë për nga historia, pasi kurrë më parë s’kishte shënuar në LaLiga.
Myrto Uzuni luajti titullar në këtë takim, trajneri Lopez preferoi ta mbante në lojë deri në minutën e 58, me sulmuesin e Shqipërisë që i la vendin e tij Puertas.
Në kampin e Barcelonës u vërejt shumë mungesa e një sulmuesi si Levandovski. Polaku nuk ishte në dispozicion për këtë takim për shkak të një dëmtimi, të njëjtin fat patën Rafinja, De Jong dhe Pedri. Roberto vendosi ekuilibrat në minutën e 86, me skuadrat që ndanë pikët në “Estadio Nuevo Los Cármenes” (Granada).
Lini një Përgjigje