TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 21:18

Silvinjo humbet mbrojtësin titullar, 27-vjeçari nuk ia del për "finalen" me Çekinë

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo humbet mbrojtësin titullar, 27-vjeçari nuk ia del për

Kombëtarja ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë. Me lojtarët e parë që kanë mbërritur në Tiranë, pasi kanë mbaruar impenjimet me klubet e tyre. 

Gjatë së dielës janë bashkuar me grupin futbollistët Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federik Veseli. 

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes dhe gjatë së hënës do të mbërrijnë edhe lojtarët e tjerë të ftuar për sfidat e tetorit. 
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është paraqitur në grumbullim. Dhe i është nënshtruar kontrollit nga stafi mjekësor kuqezi. 

Futbollisti i Empolit në Serinë A, ka pasur një tërheqje muskulore në kofshë në ndeshjen e fundit. Dhe pas testeve mjekësore dhe konsultimeve është arritur në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë. 

27-vjeçari është kthyer në Itali pranë klubit dhe pas disa ditëve pushim do të nisë rikuperimin gradual për t’u rikthyer më pas në fushë. 

Ndërkaq, grupi i lojtarëve që ishin të pranishëm këtë të diel, kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, pa ngarkesa fizike. Në fushën e “Shtëpisë së Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit të tij. 

Kombëtarja do të zhvillojë një seancë të plotë të hënën pasdite, duke nisur plotësisht përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të "EURO 2024” ndaj Çekisë. Që luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës (12 tetor). 

Pesë ditë më pas, Shqipëria do të luajë miqësoren ndaj Bullgarisë, po në stadiumin e kryeqytetit. 

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare silvinjo

Lini një Përgjigje