
Bajerni i Mynihut “likuidon” Frajburgun me rezultatin e pastër 3-0. Në ndeshje që foli vetëm për ekipin e Tuhel.
Bavarezët zhvilluan një pjesë të parë super të bukur ndaj Frajburgut duke realizuar dy herë në portën kundërshtare. Fillimisht e bëri me Kingsli Koman që me një gjuajtje kros befasoi portierin që e pa topin në rrjetë. Më pas erdhi edhe goli i Lëroi Sane.
Skuadra e Tuhel, që duhet të ndjekë ecurinë fantastike të Bajer Leverkusen, i cili vazhdon të mrekullojë dhe sot arriti fitoren e radhës ndaj Këlnit (fitorja e gjashtë në 7 ndeshje, ka edhe një barazim) ka reaguar më së miri, teksa në pjesën e dytë realizoi sërish me Koman duke vulosur shifrat.
Takimi i radhës për bavarezët është ndaj Maincit jashtë, menjëherë pas impenjimit të kombëtareve. Në krahun tjetër, Frajburgut sfidon Boçumit brenda në shtëpi.
Lini një Përgjigje