
Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mundi 4-3 Kukësin në “Arenën e Demave”. Ekipi i drejtuar nga Zekiç vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në 5 minutat e para, duke shënuar 2 herë. Cara prishi ekuilibrat, ndërsa Bintsuka dyfishoi shifrat. Verilindorët ngushtuan diferencat me Gbolohan në minutë ne 25, por
Bintsuka sërish u shfaq në skenë në fundin e fraksionit, duke thelluar avantazhin vendas.
Në fillimin e pjesës së dytë, protagonist negativ ishte një ish si Bytyçi, i cili realizoi autogol. Bintsuka kompletoi tripletën personale në minutën e 57, me sulmuesin nga Kongo që dërgoi sërish topin pas shpinës së portierit.
Takimi vazhdoi të dhuronte emocione dhe spektakël. Kukësi u fut në lojë sërish me golin e Hasajt, por vetëm kaq, pasi nuk pati ndryshim rezultati deri në fund. Partizani e sheh veten në vendin e pestë, ndërsa Kukësi mbyll klasifikimin.
Erzeni ka mundur 0-1 Teutën me golin e Kacbufit. “Djemtë e Detit” mbajnë vendin e tetë, sakaq djemtë e Alfred Deliallisit renditen në vendin e gjashtë.
Lini një Përgjigje