
Arsenali arriti fitoren e parë ndaj Mançester Sitit në Premier Ligë pas tetë vitesh. Suksesi i “topçinjve” nuk është përtypur dot nga skuadra e trajnerit Guardiola, ku nuk mungoi edhe tensioni mes palëve pas ndeshjes.
Dy lojtarët e Sitit, Haland dhe Uoker, u përplasën me stafin e Arsenalit në “Emirates Stadium” pas përfundimit të ndeshjes. Arsenali fitoi me rezultat 1-0, fal golit të Gabriel Martinelit në fund të takimit.
Kamerat e ndeshjes kapën Haland dhe Uoker duke u përplasur dhe kërkuar konfrontimin fizik me disa anëtarë të stafit të trajnerëve, teksa po merrnin rrugën drejt dhomave të zhveshjes.
Pamjet treguan se kishte debate dhe disa shtyrje mes norvegjezit dhe trajnerit portierëve të Arsenalit, Nikolas Jover, i cili dikur ka punuar te Mançester Siti. Incidenti ndodhi pranë tunelit dhe Uoker më shumë ishte në rolin e shuarjes së debatit, duke u kujdesur që situata të mos përshkallëzohej më tutje, pasi Haland ishte shumë i nervozuar.
Full time scenes at the Emirates!
— Stadium Astro ???????? (@stadiumastro) October 8, 2023
Erling Haaland and Kyle Walker were not happy with the Arsenal backroom staff after the final whistle just now!#AstroEPL #ARSMCI pic.twitter.com/TifTtWXanR
Lini një Përgjigje