
Humbje e papritur e Napolit! Skuadra e Garsias bie 1-3 në shtëpi përballë Fiorentinës dhe nuk ia doli të merrte pikë ndaj ekipit vjollcë, që u tregua cinike në mundësitë që iu dhanë për ta ndëshkuar kundërshtarin.
Shënuan për miqtë Brekalo, Bonaventura dhe Gonzalez, që e bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Osimhenit me penallti.
Nisi me gol sfida mes Napolit dhe Fiorentinës në stadiumin “Maradona”. Skuadra vendëse u kap në befasi në minutën e shtatë, Lukas Martinez Kuarta goditi shtyllën me topin që përfundon në këmbët e Brekalos, i cili nuk zhgënjeu duke e dërguar në rrjetë.
Sfida u barazua në stadiumin “Maradona” në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Osimhen shndërron në gol një 11-metërsh të fituar nga ai vetë.
Lini një Përgjigje