TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 21:41

Rikthehet nga dëmtimi dhe realizon gol, Redon Xhixha lë gjurmë në Azerbajxhan (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet nga dëmtimi dhe realizon gol, Redon Xhixha lë gjurmë

Redon Xhixha mungonte prej javësh në fushën e lojës, teksa vuante një dëmtim të pësuar në stërvitje me Karabagun. Megjithatë, ditën e sotme ai u rikthye sërish të prekë topin dhe ka gjetur mënyrën më të mirë për t’i uruar mirëseardhjen vetes së tij. 

Ish-sulmuesi i Tiranës hyri në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë të ndeshjes Neftçi Baku-Karabag dhe shënoi golin e fitores 2-0 për kampionët azer. “Topi i Artë” i Superiores lë pas dëmtimin dhe e nis menjëherë aty ku e la, në një formë mjaft pozitive e mbi të gjitha nën vëzhgimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit të Kombëtares shqiptare. 

redon xhixha karabag

Lini një Përgjigje