TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2025, 17:08

“S’ka logjikë, nuk e aktivizoi kundër Andorrës”, Mehmeti flet për Silvinjon: Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka logjikë, nuk e aktivizoi kundër

Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në “Arena Kombëtare” mbrëmjen e 7 qershorit.

Për këtë temë ka pasur analiza në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews Albania”. Një nga të ftuarit ishte edhe trajneri Dritan Mehmeti, i cili dha mendimin e tij për ndeshjen, por preku në veçanti edhe temën e Ernest Muçit.

Nuk e kuptoj sesi Silvinjo e thërret Ernest Muçin dhe nuk e aktivizon. Nuk e aktivizon në asnjë moment, madje as kundër Andorrës, madje as kur rezultati ishte 2-0 kundër Andorrës.

Nuk do të luajë as kundër Serbisë ky lojtar, nuk ka logjikë sportive sesi të luaj pasi ti nuk po e hedh në fushë me Andorrën, nuk ke si e fut me Serbinë”, tha Mehmeti.

dritan mehmeti ernest muçi sulmuesi kombëtar

Lini një Përgjigje