TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2025, 16:41

Gjimshiti mendon largimin nga Bergamo pas 7 vitesh, klubi që e kërkonte me ngulm rikthehet dhe i ofron kontratën e karrierës

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti mendon largimin nga Bergamo pas 7 vitesh, klubi që e

Pas plot shtatë vitesh në Bergamo, Berat Gjimshiti po mendon seriozisht që të ndryshojë ambient.

Sipas mediave italiane për shqiptarin interesi i shfaqur nga një klub nga Katari verën e kaluar ka qenë konkret. Po i njëjti klub është rikthyer përsëri në sulm për Gjimshitin, i cili kësaj here ka marrë një ofertë të mirë financiare.

Mësohet se skuadra e Al-Rajan ka gati 10-15 milionë euro për bindur Atalantën që të pranojë të privohet nga shërbimet e Gjimshitit.

Skuadra në fjalë ka bërë gati kontratën e jetës për 32-vjeçarin, i cili jo vetëm do të përfitojë shifra të konsiderueshme, por edhe do të ketë mundësi që të provojë një aventurë të re.

berat gjimshiti mbrojtësi shqiptar atalanta al rajan

Lini një Përgjigje