
Skuadra e Granadës po luan momentalisht përballë Real Betis në kuadër të javës së 7 të La Ligës. Myrto Uzuni, i cili aktivizohet për skuadrën e Granadës ka lënë fushën e lojës që në minutën e 36.
Pas një përplasje me kundërshtarin, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka ndjerë shqetësime dhe trajneri është detyruar që ta nxjerrë nga fusha e lojës.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Uzunit, nëse është apo jo serioze.
Por gjithsesi ky është një lajm shumë i keq vetëm dy javë para ndeshjes që Shqipëria do të luajë përballë Çekisë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të “EURO 2024”.
Kujtojmë që edhe 2 lojtarë të tjerë të Kombëtares mund të mungojnë në takimin e radhës së kuqezinjve. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Sokol Cikalleshin, futbollistë mjaft cilësorë të Shqipërisë.
Lini një Përgjigje