
Imazhi i Novak Xhokoviç si sportist njolloset gjithnjë e më shumë me sjelljet e tij ultranacionaliste. Në një moment kur e gjithë bota po dënon aktin e rëndë terrorist të një grupi paramilitar serb në Veri të Kosovës, tenisti serb është lutur për këta të fundit.
Në një postim në rrjetet sociale për miliona ndjekësit e tij, Xhokoviç ka hedhur foto të përkujtimit të tre personave që mbetën të vrarë, pasi policia e Kosovës rrethoi këtë grup terrorist dhe iu përgjigj sulmit të tyre nga i cili mbeti i vrarë një polic kosovar.
Në foto shfaqen përkujtimet që njerëzit kanë bërë për këta persona, dhe në sfond një flamur ku dallohet harta e famshme e ultranacionalistëve dhe ku shkruhet “Kosova është Serbi”.
Mbi të gjitha janë e-moji të duarve të bashkuara në shenjë lutjeje.
Një qendrim i qartë i sportistit i cili nuk e ka fshehur kurrë që është një ultranacionalist, duke u përshirë shpeshherë edhe në aktivitetet zyrtare në shfaqje të qendrimeve të tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje