TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shtator 2023, 17:44

“Largojeni, ose do ta vrasim këtë vajzë të ndyrë”, tifozja e Realit u kërcënua nga fansat e Atletikos, Reali bën gjestin e veçantë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Largojeni, ose do ta vrasim këtë vajzë të

Urrejtja e futbollit dhe fyerjet raciste janë një zakon i trishtuar në stadiumet spanjolle. Kushedi nëse episodi i fundit i tillë do t’i trazojë disa ndërgjegje. “Viktima”, këtë herë, ishte një vajzë 8-vjeçare.

Një tifoze shumë e re e Realit të Madridit u sulmua së bashku me nënën dhe tezen e saj nga disa ultras të Atletikos së Madridit mbrëmjen e së dielës, në periferi të derbit të luajtur në “Wanda Metropolitano”.

Faji i saj? Kishte veshur një bluzë të Vinisius Zhunior me Realin e Madridit. “Tifozët” e lartpërmendur filluan ta shajnë vajzën e vogël, duke i bërtitur “majmun” dhe “zezak”, më pas kanë kaluar te kërcënimet: “Largojeni, ose do ta vrasim këtë vajzë të ndyrë”.

La Liga arriti të marrë imazhe të vendit të ngjarjes dhe e raportoi incidentin në drejtësinë spanjolle. Silvia, tezja e vogëlushes, dëshmoi për “Cadena SER”: “Fillimisht nuk e kuptuam që po na drejtoheshin ne.

Madje u ktheva duke menduar se po sulmonin një grup djemsh që po kalonin pas nesh. Më pas erdhi një djalë dhe më grushtoi në krah. Kishte shumë ofendime ndaj nesh. Pamë një turmë shumë të madhe, me njerëz që drejtonin gishtin nga mbesa ime, e ofendonin dhe e përqeshnin. Ajo përjetoi një makth të tmerrshëm.

U larguam shpejt dhe unë e detyrova ta hiqte bluzën. Gjatë gjumit u zgjua disa herë e frikësuar duke menduar se do të vinin sërish për të. Ajo kishte aq shumë makthe, nuk e di pse ndodhi e gjithë kjo. Vajza më kërkoi që të mos e çoja më nga stadiumi”.

Por me të mësuar këtë rast Reali ka bërë një gjest fantastik për vogëlushen. Drejtuesit e ftuan vajzën bashkë me familjen e saj për të parë ndeshjen ndaj Las Palmas në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë përveç ndeshjes, 8-vjeçarja ka takuar të gjithë futbollistët e skuadrës si dhe presidentin Florentino Perez.

tifozja e realit derbi me atletikon e madridit

Lini një Përgjigje