TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shtator 2023, 16:58

“Nëndetësja blu” del në “sipërfaqe”, Dinamo i jep fund krizës dhe mposht me 10 lojtarë Laçin në transfertë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nëndetësja blu” del në “sipërfaqe”,

Dinamo i jep fund ecurisë negative. “Nëndetësja blu” ka mundur Laçin në transfertë me rezultatin minimal 0-1 dhe ka dalë në “sipërfaqe”.

Skuadra kryeqytetase është treguar cinike ndaj kurbinasve dhe goli i vetëm i këtij takimi është realizuar në minutën e 12. Pas një harkimi nga goditja e këndit nga Denison, Zabërgja goditi dhe shkundi portën e mbrojtur nga Dajsinani.


Në minutën e 63, ekipi i drejtuar nga Luixhi Di Biaxho mbeti me 10 lojtarë. Behiratçe ndërhyri ashpër ndaj Kurtit dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kapiteni u largua nga fusha pas kartonit të kuq.


Me këtë fitore, Dinamo renditet në vendin e 8 me 6 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e 7 me 7 pikë.

dinamo laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje