TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shtator 2023, 19:39

Klubi ku nisi karrierën nderon Kristiano Ronaldon, i vendos hyrjes së stadiumit emrin e CR7

Shkruar nga Pamfleti

Klubi ku nisi karrierën nderon Kristiano Ronaldon, i vendos hyrjes së

Asambleja e ardhshme e përgjithshme e Sportingut të Lisbonës, e cila është caktuar për më 8 tetor, pritet të votojë, sipas gazetës “A Bola”, mbi propozimin e bordit të drejtorëve, për t'i vendosur emrin e Kristiano Ronaldos hyrjes numër 7 të stadiumit “José Alvalade".

Një akt në nder të ish-lojtarit të Sportingut, i cili tashmë i ka “dhuruar” emrin Akademisë së klubit.

Ronaldo luajti për pesë vjet në akademinë e Sportingut dhe në sezonin 2002-2003 luajti në ekipin e parë para se të transferohej te Mançester Junajtid dhe karriera e tij të lulëzonte.

Duhet theksuar se stadiumi “José Alvalade” është rinovuar disa herë, ndërsa këtë vit portat e hyrjes në stadium u rritën nga shtatë në 12.

kristiano ronaldo sportingu i lisbonës

Lini një Përgjigje