
Mijëra shqiptarë ndodhen sot në Hamburg në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Kroacinë në Euro 2024.
Hamburgu sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore në rrugët e qyteti gjerman.
Shqiptarët që kanë vërshuar nga të gjithë anët e globit, për të qenë aty, në mbështetje të kombëtares tonë.
Kjo është përballja e dytë e Shqipërisë në Euro 2024.
Kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori në Euro 2024, ndërsa u mundën 1:2 në sfidën me Italinë.
Sfida nis në orën 15:00 dhe luhet në Hamburg. Të dyja skuadrat vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë; Shqipëria humbi 2 me 1 ndaj Italisë kurse Kroacia u mund 3 me 0 nga Spanja.
Sfida e sotme konsiderohet vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë patjetër fitore.
Lini një Përgjigje