TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2024, 07:50

Dueli me Kroacinë/ UEFA i zbulon planet Sylvinhos, Shqipëria me 3 ndryshime në formacion; Hysaj lihet jashtë

Shkruar nga Pamfleti
Dueli me Kroacinë/ UEFA i zbulon planet Sylvinhos, Shqipëria me 3
Kombëtarja kuq e zi

Shqipëria ditën e some do të luajë ndeshjen e dytë të grupeve të Euro2024, një përballje historike me Kroacinë.

Dy ekipet ballkanike do të kërkojnë sot 3 pikëshin, pasi të dyja vijnë nga humbja e ndeshjes së parë, Shqipëria me Italinë dhe Kroacia me Sapnjën.


Ky duel për të dyja ekipet shihet si një finale, pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë o pikë dhe janë të fundit në renditjen e Grupit B të EURO 2024. Rezultatet e kësaj përballje do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve, të cilat kërkojnë 3 pikëshin me shpresën për të kaluar grupin.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg dhe do të gjykojë një francez, François Letexier. Kuqezinjtë zhvilluan dje stërvitjen e fundit dhe sot janë gati për të zbritur në tapetin e blertë, me gjendjen e Asanit që është përmirësuar.

UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve pritet që të bëjë 3 ndryshime në formacion.

Sipas UEFA, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë. Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun. Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë.

57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg dhe sërish pritet që tribunat të vishen kuqezi dhe të dominojnë tifozët shqiptarë, njëjtë si në ndeshjen me Italinë. Ndeshja e radhës e Shqipërisë është me Spanjën më datë 24 qershor, ndërsa në përballjen me Italinë humbi me rezultatin 1-2.

Formacionet e mundshme

Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Lini një Përgjigje