TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2024, 17:02

Shqipëria U-19 kthehet në fushë, trajneri Ahmataj shpall listën e lojtarëve për 2 miqësoret me Lihtenshtejnin

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-19 kthehet në fushë, trajneri Ahmataj shpall

Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet miqësore që do të zhvillojë në ditët në vijim ndaj përfaqësueses së Lihtenshtejnit në datat 9 dhe 11 gusht në “Shtëpinë e Futbollit”.

Tekniku i kuqezinjve, Julian Ahmataj ka ftuar 20 futbollistë të kësaj ndeshje të rëndësishme për të testuar skuadrën që do të krijojë për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe që zhvillohet në nëntor.

Në listë janë 10 futbollistë që vijnë nga klubet shqiptare dhe 10 që vijnë nga jashtë, teksa Ahmataj po mundohet të krijojë një grup lojtarësh që të synojë kalimin e turit në grupin ku ka si kundërshtarë Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.

Shqipëria U-19 kthehet në fushë, trajneri Ahmataj shpall

shqipëria u19 miqësoret me lihtenshtejnin

Lini një Përgjigje