
Interi mbetet favoriti kryesor për të triumfuar në Serinë A, për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa Inzagi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë përgatitjet për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri. Këtë periudhë vere në shtëpinë zikaltër është lakuar shpesh edhe emri i Kristjan Asllanit, me mesfushorin kuqezi që shihet se ka shumë klube si një përforcim potencial.
Pavarësisht se Asllani në çdo dalje publike ka shprehur vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Milano, emri i tij mbetet fiks në tregun e transferimeve. Pak ditë më parë u fol për një interesim nga ana e Liverpulit, ndërsa për të promovuar edhe më shumë yllin kuqezi ka menduar prestigjiozja “New York Times”:
“Sezonin e shkuar nisi vetëm 6 ndeshje nga minuta e parë në Serinë A, por vërtetoi se mund të luajë si një regjisor në skuadrën e Simone Inzagit Me një cilësi të mirë taktike, i aftë të luajë me të dy këmbët, 22-vjeçari po e dërgon nivelin e tij të lojës në rritje”, shkruan ndër të tjera “New York Times”.
Pavarësisht ofertave të ndryshime që vijnë, Interi nuk ka ndërmend të privohet nga Asllani, i cili mbetet zëvendësuesi i vetëm i Çalhanoglu, por as vetë lojtari nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, të paktën jo këtë sezon.
Lini një Përgjigje