TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2024, 22:25

Uzuni fiton përballë skuadrës së Cristiano Ronaldos, Granada mposht në miqësore Al Nasr-in

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni fiton përballë skuadrës së Cristiano Ronaldos, Granada

Granada e Myrto Uzunit mposhti mbrëmjen e sotme Al Nasr-in e Cristiano Ronaldos & CO, me rezultatin 1-0 në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin e Cadiz.

Ylli portugez nuk ishte i disponueshëm në këtë përballje, ndërkohë që në fushë nga minuta e parë u aktivizuan Brozoviç, Otavio, si dhe Tejes dhe Taliska. Nuk pati minuta as për Sadio Mane që e ndoqi sfidën nga stoli.

Për sa i përket Myrto Uzunit, futbollisti i Kombëtares shqiptare, u hodh ne fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e autorit të vetëm të golit Boje. 

Talenti beratas mbante numrin 10 mbi shpinë, teksa nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës ndaj skuadrës së idhullit të tij Kristiano Ronaldo.

Lini një Përgjigje