
Është hedhur në Zvicër shorti për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.
Kompeticion ku vijojnë të jenë në garë për kualifikimin në grupe Ballkani, Drita dhe Deçiç i Tuzit.
Kampionët “Dardanë” të Ballkanit, që në raundin e tretë do të sfidojnë Larnen nga Irlanda e Veriut, do të përballen me fituesin e çiftit Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Lincoln Red Imps (Gjibraltar) në “play-off”.
Nga ana tjetër Deçiç, skuadra shqiptare nga Tuzi, kampione e Malit të Zi, në turin e tretë do të ndeshet kundër Helsinkit të Finlandës.
Nëse Deçiç kualifikohet, do të ketë përballë në “play-off” fituesin e çiftit Klaksvik (Ishujt Faroe)-Borac Banja Luka (Bosnje).
Në fund Drita, që si fillim duhet të kalojë letonezët e Audas. E nëse gjilanasit e Zekirija Ramadanit ia dalin të kualifikohen, në “play-off” do të luajnë me fituesin e çiftit Brondbi (Danimarkë)-Legia e Varshavës (Poloni).
Lini një Përgjigje