TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 21:51

Shqipëria nis mbarë miqësoret e qershorit, Broja dhe Asani mesazh Italisë për ndeshjen e “EURO 2024” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria nis mbarë miqësoret e qershorit, Broja dhe Asani mesazh

Shqipëria nis me këmbën e mbarë miqësoret e qershorit. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Lihtenshtejnit.

Armando Broja ndëshkoi ekipin mik në minutën e 31. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar shpejt, sulmuesi gjeti mbrojtjen të pavendosur dhe shënoi në portën kundërshtare.

Ekipi i drejtuar nga Silvinjo dyfishoi shifrat në minutën e 46. Jasir Asani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.


Ernest Muçi vulosi fitoren e thellë të kuqezinjve në minutën e 66. Nga një rrëmujë në zonën kundërshtare përfitoi ylli i kuqezinjve”, i cili me portën e boshatisur nuk e pati aspak problem të shtynte topin, duke regjistruar emrin e tij në listën e golashënuesve.


Shqipëria do të zhvillojë miqësoren e dytë më 7 qershor në orën 19:00 përballë Azerbajxhanit dhe më pas do të niset drejt Gjermanisë për të luajtur ndeshjen e parë të Kampionatit Europian përballë Italisë më 15 qershor në orën 21:00.

shqipëria lihtenshtejn ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje