TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2023, 15:45

Shqipëria kërkon rezultat pozitiv përballë Çekisë, UEFA i beson sfidën vendimtare arbitrit anglez që ‘çmendi’ Murinjon

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon rezultat pozitiv përballë

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Çekinë në transfertë ditën e enjte, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kuqezinjtë do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv ndaj çekëve për të qenë më afër “fluturimit” për në Gjermani. Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për të dyja ekipet dhe si e tillë edhe UEFA përligj nivelin e këtij takimi.

UEFA kështu ka vendosur t’i besojë këtë përballje arbitrit anglez. Entoni Tejlor do të jetë kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga Geri Besik dhe Li Bets, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Kreig Pauson.

Kujtojmë se Tejlor është një nga arbitrat më të mirë në Premier Ligë, ndërsa ka gjykuar edhe finale të kompeticioneve Europiane. Gjithashtu kujtojmë se arbitri anglez ka “çmendur” Zhoze Murinjon në finalen e Ligës së Europës, pasi portugezi e priti gjyqtarin anglez në parkingun e stadiumit ku u zhvillua sfida mes Sevijas dhe Romës.

 

entoni tejlor arbitri anglez ndeshja çeki-shqipëri kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje