
Trajneri i Verilindorëve, Rraman Hallaçi është shkarkuar sot nga drejtimi i skuadrës së Kukësit. Dy humbje në po aq ndeshje të luajtura në kampionat kanë qenë një faturë që drejtuesit e klubit nuk kanë pranuar duke larguar trajnerin nga drejtimi i skuadrës për t’ia besuar Stavri Nicës.
Ishte vetë Hallaçi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka dhënë lamtumirën verilindorëve, duke u fokusuar te tifozët, por edhe të lojtarët me të cilët në edicionin e kaluar siguroi objektivin e mbijetesës në elitë.
“Falënderoj tifozët kuksianë për mbështetjen që kanë treguar ndër vite ndaj meje, “Armatën e Veriut” si tifozeri speciale. Falënderoj dhe një herë tjetër me respekt të veçantë lojtarët e sezonit të kaluar me të cilët së bashku arritëm të realizojmë atë që kishim premtuar, qëndrimin në kategori. I uroj suksese në vazhdimësi të gjithë ekipit, lojtarëve, stafit teknik dhe atij sportiv”, shkruante Hallaçi.
Lini një Përgjigje