Kristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde, ndonëse ky i fundit nuk ka lidhje shumë me atë që bën në fushë e lojës. Nëse të gjithë janë mësuar që rekordet e Ronaldos të kenë lidhje me golat e paraqitjet në fushë, më i fundmit i akorduar nga “Guinness” është për sportistin më të paguar për vitin 2023, më saktësisht për periudhën kohore deri më datë 1 maj të këtij viti.
CR7 nuk ishte në majë të listës së më të paguarve në botë që nga viti 2017, teksa kishte qenë edhe 3 herë të tjera si kryesues i kësaj renditjeje milionerësh të sportit. Këtë herë, ai ia doli falë përfitimeve që kalojnë 130 milionë dollarë dhe ku një rol të rëndësishëm marrin ato që siguroi nga kontrata në Arabinë Saudite, ku u transferua në janarin e këtij viti.
Të ardhurat e tij vijnë nga 46 milionë dollarë të fituara nga rrogat dhe bonuset për atë që jep në fushë, por sidomos nga 90 milionë dollarët që fitoi jashtë saj, me investimet që ka bërë apo kontratat e ndryshme për të drejtën e imazhit.
10 sportistët më të paguar në botë:
1-Kristiano Ronaldo (Futboll)
Fitimet totale: 136 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 46 milionë
Fitimet jashtë fushës: 90 milionë
2-Lionel Mesi (Futboll)
Fitimet totale: 130 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 65 milionë
Fitimet jashtë fushës: 65 milionë
3-Kilian Mbape (Futboll)
Fitimet totale: 120 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 100 milionë
Fitimet jashtë fushës: 20 milionë
4-LeBron Xhejms (Basketboll)
Fitimet totale: 119.5 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 44.5 milionë
Fitimet jashtë fushës: 75 milionë
5-Kanelo Alvarez (Boks)
Fitimet totale: 110 milionë dollarë
Fitimet nga ringu: 100 milionë
Fitimet jashtë ringut: 10 milionë
6-Dastin Xhonson (Golf)
Fitimet totale: 107 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 102 milionë
Fitimet jashtë fushës: 5 milionë
7-Fil Mikelson (Golf)
Fitimet totale: 106 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 104 milionë
Fitimet jashtë fushës: 2 milionë
8-Stefen Kërri (Basketboll)
Fitimet totale: 100.4 milionë dollarë
Fitimet nga fusha: 48.4 milionë
Fitimet jashtë fushës: 52 milionë
9-Roxher Federer (Tenis)
Fitimet totale: 95.1 milion dollarë
Fitimet nga fusha: 1 milion
Fitimet jashtë fushës: 95 milionë
10-Kevin Durant (Basketboll)
Fitimet totale: 89.1 milion dollarë
Fitimet nga fusha: 44.1 milionë
Fitimet jashtë fushës: 45 milionë
Lini një Përgjigje