TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2023, 20:05

“I kanë cilësitë për t’u përballur si të barabartë”, Duka flet pas debutimit të skuadrave shqiptare në Europë: Presim të vijojnë më tej rrugëtimin

Shkruar nga Pamfleti

“I kanë cilësitë për t’u përballur si

Skuadrat e Kategorisë Superiore kanë luajtur këtë mesjavë ndeshjet e para të turit të parë kualifikues në kompeticionet europiane, me tre barazime të Partizanit, Tiranës e Egnatias si dhe humbjen e Vllaznisë që kanë mbyllur raundin e parë të takimeve.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar këto paraqitje, duke u uruar fat, por edhe duke shprehur bindjen se rezultatet e para tregonin që ekipet kishin cilësinë e duhur për të vazhduar më tej.

Postimi i Armand Dukës

Dëshiroj ti uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit.

Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej.

Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për tu përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.

Suksese!

armand duka presidenti i fshf skuadrat shqiptare në europë

Lini një Përgjigje