
Tenisti serb, Novak Xhokoviç është finalisti i parë i turneut të Uimbëlldonit. Rekordmeni i turneve “grand slame” kaloi në gjysmëfinale italianin Janik Siner në tre sete, duke e bërë këtë ndeshje të dukej shumë e lehtë.
6-3, 6-4, 7-6 në 2 orë e 47 minuta lojë në fushën qendrore të turnut britanik, serbi nuk e vendosi asnjëherë në diskutim suksesin, pasi dominoi në momentet më kyçe të ndeshjes.
Kjo është finalja e nëntë e Uimbëlldonit për tenistin e lindur në Nish, duke iu afruar rekordit të Federer, i cili kryeson me 12 të tilla. Në ndeshjen e fundit ai do të ndeshet me fituesin e çiftit Alkaraz-Medvedev.
Lini një Përgjigje