TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2023, 19:12

“Grabitqari” seksual Mendi fiton pafajësinë, kampioni i Botës shfaqet i përlotur pasi del nga gjykata (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Grabitqari” seksual Mendi fiton pafajësinë, kampioni i

Benzhamin Mendi mund të marrë frymë lirisht. Ish-futbollisti i Mançester Sitit, Kampion Bote me Francën në vitin 2018, mund të mendojë që të kthehet në fushat e lojës, pasi për herë të dytë, gjykata e ka shpallur të pafajshëm për akuzat për përdhunim që i shkatërruan karrierën.

Futbollisti, i cili është larg fushave të lojës që nga vjeshta e vitit 2021 pas arrestimit dhe akuzave të njëpasnjëshme për përdhunim, sot fitoi gjyqin e dytë me akuzat për përdhunim, pasi në janar një gjykatë e kishte shpallur të pafajshëm për akuzat nga 7 femra të ndryshme.

Edhe sot, pas tre orëve seancë, ai u shpall i pafajshëm pas rishikimit të çështjes për 2 nga këto raste dhe nuk mbajti dot lotët, teksa u dha vendimi që i jep fund kalvarit të tij. Mendi nuk pranoi të fliste për mediat, përveç një falenderimi për Zotin, ndërsa ishte dukshëm i emocionuar, teksa largohej nga gjykata në Çester.

 

benzhamin mendi kampioni i botës ish-futbollisti i mançester sitit

Lini një Përgjigje