TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2023, 20:48

Refuzoi Shqipërinë për Greqinë/ “Mallkimi” vazhdon të përndjekë Sotir Ninin, futbollisti mbetet për herë të pestë pa skuadër

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi Shqipërinë për Greqinë/ “Mallkimi”

Fati është shumë i rëndësishëm në jetë, po aq sa edhe në karrierën e një futbollisti. Besëtytnitë të imponojnë idenë se çdo e keqe që bëhet në këtë jetë, është e tillë që do të marrë një shpagim. Në fakt, kjo bëhet krejtësisht e besueshme kur flitet për ata që kanë tradhtuar gjakun e tyre.

Për ata futbollistë që kanë refuzuar Kombëtaren së cilës i përkasin. Sotir Nini, është një prej rasteve konkrete, që me dokumentacion ka preferuar të quhet Sotiris Ninis. Tashmë në moshën 33-vjeçare, dështimi vazhdon ta përndjekë në karrierën e tij futbollistike. 

Ndeshja e fundit që Ninis është aktivizuar, daton më 1 prill 2023, kur ishte pjesë e PAS Janinës, teksa së fundmi, mesfushori 33-vjeçar ka ndërprerë bashkëpunimin me këta të fundit dhe tashmë ka mbetur pa ekip. Me skuadrën nga Janina, Ninis, u aktivizua nëntë ndeshje duke mos shënuar asnjë gol.

Lojtari ofensiv nga Himara debutoi me kombëtaren greke në majin e vitit 2008. Ai mbërriti deri te Parma në Serinë A, por karriera mori për poshtë më pas.

Dhe kjo është hera e pestë në karrierë që futbollisti i lindur në Shqipëri mbetet pa skuadër. Gjatë karrierës së tij, Ninis ka luajtur edhe me skuadra si Panathinaikos, PAOK, Çarleroi, Meçelen, Petah Tikva, Ashkelon dhe Volos.

sotir nini futbollisti grek

Lini një Përgjigje