TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2023, 20:27

Djali i legjendës së kombëtares shqiptare me ekip të ri, sulmuesi zyrtarizon firmën me skuadrën tjetër austriake

Shkruar nga Pamfleti

Djali i legjendës së kombëtares shqiptare me ekip të ri,

Etien Tare, djali i Igli Tares, do të vazhdojë karrierën e tij përsëri në futbollin austriak. Pasi kishte braktisur Lacion për të nisur një karrierë në Austri me Rapidin e Vjenës, djaloshi shqiptar ka vendosur t’i bashkohet një tjetër skuadre austriake në këtë sezon.

Pasi nuk ia doli që të çante në radhët e skuadrës së dytë të Rapidit, sulmuesi 19-vjeçar ka mbyllur marrëveshjen me këtë klub për të kaluar në radhët e Shturm Gracit. Edhe në klubin e ri, ai do të jetë pjesë e ekipit të dytë, duke shpresuar që të mund të luajë rregullisht dhe të gjejë hapësira për të treguar vlerat e tij edhe me ekipin e parë.

Etien Tare është formuar në akademinë e Lacios, ku qendroi deri në verën e vitit të kaluar, duke i dhënë lamtumirën kryeqytetit italian për të provuar të bënte vetë karrierë në futbollin profesionist, larg “hijes” së babait të tij që ka bërë emër në botë, në fushë dhe si drejtues.

etien tare djali i igli tares shturm grac

Lini një Përgjigje