
Lionel Mesi për pak sa nuk u përplas me një tjetër automjet në Florida, por jo për fajin e tij, raportojnë mediat e huaja.
Një fans e vuri re dhe iu afrua makinës së tij duke e shpërqëndruar pranë kryqëzimit. Mesi ishte i shoqëruar nga një eskortë policie, të cilat ishin me sirena të ndezura, pra sipas rregullores, edhe pse me semafor të kuq, Mesi mund të futej në kryqëzim dhe makinat e tjera duhet t’i hapnin rrugën, gjë të cilën shoferi i një makine tjetër nuk e bëri.
Për fatin e mirë nuk pati ndonjë aksident, pasi Mesi dhe shoferi tjetër arritën të ngadalësojnë shpejtësinë para se të ndodhte ndonjë përplasje.
Lini një Përgjigje