TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2023, 19:52

“Shakira, Shakira”, tifozët i shkatërrojnë festën Pikesë, DJ i vendos këngën që i kujton historinë e tij me këngëtaren kolumbiane (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shakira, Shakira”, tifozët i shkatërrojnë

Zherard Pike dëshironte të festonte mbylljen e sezonit të rregullt të kampionatit që organizon, Kings League, por gjërat nuk kanë shkuar siç priste ish-mbrojtësi i njohur katalanas. Ai kishte organizuar një festë madhështore me qindra të pranishëm në një disko të njohur në Madrid. 

Por padyshim që nuk e priste që në momentin e fjalimit, e gjitha salla t’i vihej kundër. Fillimisht nisën sharjet kundër Barcelonës, e më pas një kor që ndoshta i ka djegur më shumë ish-futbollistit. E gjithë salla nisi me thirrjet “Shakira, Shakira”, ndërsa Pike kishte mbetur i shtangur me mikrofon në dorë, duke pritur derisa të mbaronte ky moment i sikletshëm për të. 

Por jo vetëm kaq, pak më vonë, DJ vendosi një këngë që përsëri kujton historinë e tij me këngëtaren kolumbiane, “Waka Waka”, himnin e Botërorit 2010, kur Shakira dhe Pike u njohën pikërisht gjatë realizimit të videoklipit. Edhe pse Iker Kasijas, një nga të ftuarit e mbrëmjes, shpjegoi se kënga ishte për të kujtuar 13 -vjetorin e fitores së Botërorit, për Pike, padyshim që ky nuk ishte kujtimi më i bukur. 

zherard pike ish-mbrojtësi i barcelonës

Lini një Përgjigje