
Megjithëse nuk mbetet shumë kohë nga nisja e kampionatit për sezonin 2023-2024 në Superiore, ende ka dilema për çështjen e formulës, e cila u ndryshua dy javë më parë me një vendim të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, pasi u zhvilluan dy mbledhje në ambientet e Federatës, me drejtorët sportivë dhe presidentët e klubeve.
Formula e re, që shton një fazë “Final 4”, pas 36 javësh kampionat të rregullt, do të caktojë titullin kampion në Shqipëri, ku katër ekipet e para do të përballen me njëri-tjetrin me tek ndeshje dhe jo vajtje-ardhje. Të gjitha do të luhen në “Air Albania”, ndërsa pas 36 javësh pikët do të
zerohen për katër ekipet e para dhe cili grumbullon më shumë pikë në këto tri ndeshje, shpallet kampion.
Për hir të së vërtetës, pjesa e zerimit të pikëve ka sjellë pakënaqësi për dy klube, të cilët janë shprehur publikisht në “Panorama Sport”. Tirana dhe Partizani janë kundër këtij formati, teksa nga ana tjetër flitet edhe për një ndryshim tjetër. Këtë hipotezë e forcon më shumë pjesa e shortit, ku klubet e Superiores ende nuk janë njohur me kalendarin e ndeshjeve për sezonin 2023-2024 që është caktuar zyrtarisht se do të nisë më 19 gusht. Kështu që gjithçka mbetet e hapur.
Lini një Përgjigje