TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2024, 18:49

Rumunët e teprojnë, arbitri Juxhin Xhaja vendoset në shënjestër për shkak të Kosovës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Rumunët e teprojnë, arbitri Juxhin Xhaja vendoset në

Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i ndeshjes mes Hofenhajmit dhe Steauas së Bukureshtit në Ligën e Europës. Ky takim nis në orën 18:45.

Në Rumani e kanë tepruar së fundmi. Një nga mediat i ka kushtuar artikull kryesorit Xhaja duke pyetur nëse duhet të kenë frikë te klubi i Bukureshtit.

Kjo për shkak se gjithçka e lidhin me Kosovën dhe ndeshjen e fundit që përfaqësuesja e tyre kishte për Ligën e Kombeve. Kujtojmë se Kosova braktisi atë takim në Rumani pas thirrjeve raciste, teksa më pas UEFA akordoi rezultatin 3-0 në favor të rumunëve.

Ndërkohë në sfidën e vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Europës, Xhaja do të ketë si asistentë Arbër Zallën dhe Rejdi Avdon. Ndërkohë si arbitër i katërt në Gjermani qendron Albert Doda.

Rumunët e teprojnë, arbitri Juxhin Xhaja vendoset në

juxhin xhaja arbitri shqiptar liga e europës

Lini një Përgjigje