
Çelsi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Astanën. Sfida e raundit të pestë të Ligës së Konferencës u luajt në temperaturën që shënonte-9 gradë në Kazakistan.
Mjaftuan 14 minuta lojë që “Blutë e Londrës” të merrnin avantazhin dhe të tregonin seriozitetin e tyre në këtë takim. Mark Guiu shënoi me asistin e Pedro Netos.
Pesë minuta më vonë, sulmuesi spanjoll shënoi edhe golin e dytë. Për të trefishuar avantazhin mendoi Renato Veiga në minutën e 39, me Kevin Deusburi-Hall si asistues.
Astana ngushtoi diferencën në fushë në minutën e 45 me golin e shënuar nga Tomasov, por nuk ia doli të mbante ritmin e duhur për të marrë pikë.
Pjesa e dytë u dominua totalisht nga ekipi anglez, i cili e sheh veten lider me 15 pikë.
Nazmi Gripshi mori minuta si zëvendësues në këtë përballje. Lotjari shqiptar u aktivizua në minutën e 88.
Lini një Përgjigje