
Ardian Ismajli është 'në gojën' e big-ëve të Italisë, me Juventusin dhe Napolin që janë pas mbrojtësit të Kombëtares. Në një intervistë për mediat italiane, agjenti i tij, Serxho Mezi ka pranuar se është në kontakte me Napolin prej kohësh dhe në të ardhmen do të konkretizohen negociatat.
“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në Janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata.
Ismajli u kërkua nga Bolonja kur trajner kishte Tiago Motën. Kam dyshime që do e synojë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rosi e cilësoi si jo gati për atë nivel”, tha ai për 'Telecapri'.
Kontrata e Ismajlit skadon në fund të sezonit, ndërsa ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe 28-vjeçari disa herë ka dalë në formacionin më të mirë të sezonit.
Lini një Përgjigje