
Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare U-19. Disi në mënyrë të papritur, tekniku ka njoftuar largimin, duke mbyllur kështu një aventurë 2-vjeçare.
Njoftimi i plotë:
Faleminderit President Armand Duka,
Faleminderit FSHF.
Ju falënderoj për mundësinë që më dhatë që këto dy vite të drejtoj ekipin kombëtar U-19.
Të punoja në një ambient, që falë jush ka ngritur standarde europiane dhe me njerëz të mrekullueshëm që i përshtaten plotësisht këtij ambienti europian.
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, suksese te gjithe stafeve ne garat qe do vijne.
Suksese të gjithë lojtarëve shqiptarë kudo qe ndodhen, karriera juaj te jete gjithmone ne rritje.
Suksese ekipit tonë kombëtar, dhe stafit te tij, që në mars do të na e bëjë ëndrrën “Botëror” realitet.
Tashmë ky i fundit mbetet një trajner i lirë, pa ekip. Kujtojmë se Ahmataj ka një karrierë interesante si trajner, pasi ka drejtuar ekipe si Teuta, Luftëtari, Tirana dhe Skënderbeu. Ndërkohë që Shqipërinë U19 e ka drejtuar në 22 ndeshje, duke fituar 6, barazuar 5 dhe humbur 11.
Lini një Përgjigje